Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me delegacionin e iniciativës “America250”, projekt dypartiak i krijuar nga Kongresi në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në këtë takim u bisedua për përparimin e jashtëzakonshëm që Kosova ka arritur gjatë viteve të fundit, si dhe për bashkëpunimin në shumë fusha strategjike, mes tyre politika e jashtme, energjia, mbrojtja dhe siguria, transmeton “Bota sot”.
Të lidhura
None found
Pjesë e delegacionit ishin udhëheqësi i projektit, Faton Bislimi; profesorët Daniel Serwer dhe Edward Joseph; Drejtori Ekzekutiv i Çështjeve Qeveritare në Legjionin Amerikan, Mario Marquez; Drejtorja Ekzekutive e Asociacionit të Familjeve të Ushtrisë, Besa Tafilaj Pinchotti; si dhe anëtarët e bordit të projektit, Ramiz Tafilaj, Shpend Bytyqi, Naser Berisha, Sherif Sherifi, Faton Blakqori dhe Andi Vranja.
