Turqia në alarm! Zbulohet një mutacion i ri i COVID-19, shkencëtarët të frikësuar

Covid -19 ka zyrtarisht edhe një mutacion të ri. Versioni i ri i cili ka shkaktuar frikë tek shkencëtarët, është versioni më i ri i zbuluar në Turqi.

Sipas Prof. Dr. Alper Sener, version turk i COVID-19 ka pushtuar me shpejtëi vendin, duke rritur ndjeshëm infektimet, që mund të sjellin një mbyllje të dytë të vendit.

“Numri i të prekurve ditorë ka arritur 20 mijë dhe nëse vijojme me këto ritme mund të detyrohemi të mbyllemi sërish.

Mutacioni i ri është kthyer në një makth për ne”, u shpreh ai, ndërsa ministri i Shëndetësisë konfirmoi se vetëm gjatë ditëve të fundit janë konfirmuar më shumë se 100 000 të prekur në qytetet përreth detit Marmara, ku dyshohet se është edhe epiqendra e këtij mutacioni.

 


Shtuar 23.03.2021 11:46