Aktori i njohur Gazmend Paja, ka thyer heshtjen pas sulmeve të fundit publike, duke theksuar se nuk mund të tolerojë përfshirjen e familjes së tij në debatet politike.
Përmes një reagimi të publikuar në media, Paja sqaron se ndonëse mbështet bindjet e majta, ai nuk është anëtar i asnjë partie politike, nuk ka përfituar asnjëherë nga shteti dhe nuk ka marrë poste apo tendera.
Të lidhura
None found
Paja shprehet i indinjuar për faktin se bashkëshortja e tij u bë objekt sulmi vetëm për shkak të qëndrimeve të tij, duke nënvizuar se, “ka një vijë që nuk duhet kaluar kurrë: politika mbaron aty ku fillon familja”.
Lidhur me akuzat për investimin strategjik, aktori sqaron se roli i tij ka qenë thjesht ai i ndërmjetësit mes investitorit dhe pronarëve të tokës, miq të tij personalë, duke mohuar kategorikisht marrjen e favoreve apo pasurive të pashpjeguara.
Reagimi i aktorit:
“Une jam po aq Shqiptar sa Ju. Dhe po si ju, lendohem ne palce kur dikush me prek familjen. Nuk më dhembin vezët. Jam mesuar me sharjet, edhe pse nuk i meritoj. (Po ky Eshte opinioni im.) Ama Më dhembi fakti që gjithçka ndodhi përpara syve të gruas sime, nenes se femijes tone. Më dhembi që edhe ajo u bë objekt sulmi, jo për atë që është, jo për atë që ka bërë, por vetëm sepse ecën në krahun tim.
KA NJE VIJE QE NUK DUHET KALUAR KURRE POLITIKA MBARON ATY KU FILLON FAMILJA. Kam zgjedhur të hesht këto ditë. Jo nga frika. Jo sepse kam diçka për të fshehur. Kam heshtur sepse gjithmonë kam besuar se njerëzit vlejnë më shumë se bindjet politike dhe se miqësia është më e fortë se çdo flamur partie. Por kur sulmohet dinjiteti im dhe i familjes sime, heshtja nuk është më virtyt. Po, unë mbështes Partinë Socialiste. E kam bërë dhe vazhdoj ta bëj, sepse bindjet e mia janë të majta.
Është zgjedhja ime dhe e drejta ime. Por kjo nuk do të thotë se jam dakord me çdo vendim apo me çdo individ. Kam kritikuar kur kam menduar se duhej kritikuar dhe kam mbështetur atë që kam besuar se ishte e drejtë. Asnjëherë nuk kam qenë pjesë e strukturave politike Madje Nuk Kam as teser Partie. Nuk kam marrë poste, nuk kam marrë privilegje, nuk kam marrë tendera dhe nuk kam jetuar kurrë në kurriz të shtetit. Kam punuar qe femije.
Nuk kam vila në bregdet. Nuk kam vila në mal. Nuk kam prona të fshehura. Nuk kam pasuri që nuk i shpjegoj dot. Kam vetëm duart e mia, djersën time artin tim dhe ndërgjegjen time. Sa per çështjen e investimit strategjik është folur shumë. E vërteta është e thjeshtë: kam qenë vetëm ndërmjetës mes investitorit dhe pronarëve të tokës, të cilët janë miqtë e mi personalë. Si rrjedhoj u bera pjese e kompanise e cila do te investonte. As kam marrë prona, as favore, as përfitime.”, shkruan Paja.
