Deklarata 927-faqëshe zbulon si Donald Trump siguroi miliona në 2025, nga librat dhe “Home Alone” te bursat e marrëveshjet me gjigantët mediatikë

Zyra Amerikane e Etikës Qeveritare ka bërë publike deklaratën financiare vjetore të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Dokumenti, i cili shtrihet në 927 faqe, jep një pasqyrë të hollësishme mbi të ardhurat, investimet dhe pasurinë e tij gjatë vitit të parë të mandatit të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas këtij materiali, Trump ka siguruar të ardhura nga dhjetëra kanale të ndryshme, mes tyre aktivitetet e biznesit, produktet që mbajnë emrin e tij, investimet në tregjet financiare, kriptomonedhat, si edhe marrëveshjet ligjore me kompani të mëdha të medias.

Të lidhura

None found

Deklarata financiare për vitin 2025 rezulton të jetë shumë më voluminoze se ato të figurave të tjera të larta politike në SHBA. Dokumenti i Trump ka 927 faqe, ndërsa ai i zëvendëspresidentit JD Vance përbëhet nga 17 faqe dhe deklarata e ish-presidentit Joe Biden për vitin 2024 kishte 11 faqe.

Mes të ardhurave të evidentuara, një pjesë e konsiderueshme vjen nga produktet që mbajnë markën “Trump”. Vetëm nga përdorimi i emrit të tij në mallra të ndryshme, presidenti amerikan ka përfituar miliona dollarë.

Libri “Save America” i ka sjellë rreth 1.8 milionë dollarë. Ndërkohë, Bibla me markën Trump ka gjeneruar 208 mijë dollarë, parfumet dhe atletet me emrin e tij kanë siguruar rreth 67 mijë dollarë, ndërsa kitara “American Eagle”, e prodhuar në edicion të limituar për mbështetësit e tij, ka sjellë rreth 36 mijë dollarë.

Të ardhura të larta ka raportuar edhe Zonja e Parë, Melania Trump. Sipas deklaratës, ajo ka përfituar 10.7 milionë dollarë nga dokumentari “Melania”, i prodhuar nga Amazon, ku ka qenë njëkohësisht protagoniste dhe producente.

Përveç kësaj, Melania Trump ka marrë 6 milionë dollarë nga shitja e NFT-ve, pra aseteve digjitale, si edhe rreth 520 mijë dollarë nga libri i saj autobiografik.

Dokumenti zbulon gjithashtu aktivitet të gjerë në bursë gjatë vitit 2025. Në emër të Trump janë kryer 21.285 transaksione me aksione përmes fondeve që administrojnë pasurinë e tij.

Një prej investimeve më të rëndësishme lidhet me Nvidia, kompaninë teknologjike që konsiderohet lidere në prodhimin e çipave për inteligjencën artificiale. Sipas dokumenteve, gjatë vitit janë blerë aksione të Nvidia me vlerë nga 5 deri në 25 milionë dollarë, ndërsa më pas janë realizuar edhe investime të tjera.

Vetë Trump ka deklaruar se nuk përfshihet drejtpërdrejt në vendimmarrjen për investimet personale. “Nuk merrem me financat e mia personale. Fondet që menaxhojnë pasurinë time investojnë në mënyrë të pavarur dhe unë nuk diskutoj me ta”, është shprehur ai.

Presidenti amerikan vijon të përfitojë para edhe nga angazhimet e mëparshme në botën e argëtimit. Ai ka marrë 86.532 dollarë nga dy pensione të sindikatës së aktorëve SAG-AFTRA, falë paraqitjeve në filma si “Home Alone 2: Lost in New York” dhe në programe televizive, përfshirë “The Apprentice”.

Një tjetër burim i rëndësishëm fitimi gjatë vitit 2025 kanë qenë marrëveshjet ligjore me kompani të mëdha të teknologjisë dhe medias. Dokumentet tregojnë se Meta ka paguar 24.5 milionë dollarë për të zgjidhur padinë që lidhej me pezullimin e llogarive të Trump pas ngjarjeve të 6 janarit 2021.

Po sipas dokumenteve, ABC News dhe Paramount kanë paguar nga 16 milionë dollarë secila, ndërsa YouTube ka derdhur 22 milionë dollarë për mbylljen e një padie të ngjashme. Ndërkohë, bashkëthemeluesi i Twitter, Jack Dorsey, ka paguar 8 milionë dollarë pas një marrëveshjeje ligjore që lidhej me pezullimin e llogarisë së Trump.

Në dokument theksohet se një pjesë e këtyre të ardhurave do të shkojë për financimin e bibliotekës presidenciale të Donald Trump. Ndërsa fondet e përfituara nga marrëveshja me YouTube do të transferohen në fondin që administron National Mall në Uashington.


Shtuar 1.07.2026 21:42

jojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetcasibomjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobet