Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu inspektoi nga afër hapësirat e reja të spitalit të Peqinit, një investim i realizuar nga Qeveria Shqiptare dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, që po shndërrohet në një Qendër Ekselence Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët me aftësi të veçanta nga 0 deri në 18 vjeç.
Sipas Koçiut, fëmijët me nevoja të veçanta, të cilët deri më tani detyroheshin të udhëtonin larg për të marrë trajtim, shumë shpejt do të kenë pranë banesës së tyre një qendër model me standarde europiane, ku një staf i plotë profesionistësh do të punojë i bashkuar për mirëqenien e fëmijës.
Të lidhura
None found
“Paralelisht me këtë investim, po dyfishojmë pagesën mujore për rreth 11 mijë fëmijë me nevoja të veçanta dhe për herë të parë 14 mijë kujdestarë, prindër dhe familjarë që i kanë kushtuar jetën kujdesit të përditshëm do t’u njihen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore”, sqaroi Koçiu.
Vendimi është marrë pas miratimit të Aktit Normativ nga Këshilli i Ministrave për buxhetin 2026, i cili ka në fokus më shumë mbështetje, investime dhe zhvillim për qytetarët.
