Pas përfundimit të misionit faktmbledhës në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë, eurodeputetja Tineke Strik, negociatore e Grupit të Gjelbërve për raportin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, doli në një deklaratë për mediat ku kërkoi që në ndërtimet në zonat e mbrojtura të zbatohen standardet e Bashkimit Europian.
“Edhe toka private duhet t’i nënshtrohet standarde europiane”, theksoi ajo.
Të lidhura
None found
Strik nënvizoi gjithashtu se duhet të ketë një intensifikim të përpjekjeve në luftën kundër korrupsionit.
“Jemi të kënaqur me SPAK që është në gjendje të bëjë detyrën dhe gjithkush duhet të bashkëpunojë me ata. Politikanët nuk duhet të mbështeten apo mbrohen përballë çdo hetimi, pasi drejtësia duhet realizuar për të pastruar shtëpinë tuaj”, u shpreh eurodeputetja Tineke Strik.
Ajo shtoi se do të vazhdojë të mbështesë rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe se nuk dëshiron të bëhet pengesë në këtë proces.
