Ahmeti nga Dibra: Marrëveshja e Ohrit mbetet e pacënuar

Dega e BDI-së në Dibër zhvilloi mbrëmë Kuvendin Zgjedhor, ku u zgjodhën strukturat e reja të degës dhe në krye të saj u vendos Burtint Sela.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, u shpreh se forca politike që drejton mbetet e angazhuar që në Maqedoninë e Veriut të zbatohet Marrëveshja e Ohrit dhe Marrëveshja e Prespës, njëkohësisht duke u ruajtur marrëdhëniet e mira me vendet fqinje. “Ne duam një Maqedoni të Veriut ku të gjithë qytetarët të jenë të barabartë. Kushtetuta që kemi është e bazuar në Marrëveshjen e Ohrit dhe është e garantuar nga Amerika, Evropa dhe NATO. Prandaj askush nuk mund ta zhbëjë atë. Shqiptarët lirinë e fituan me gjak. Sot dikush thotë se na duhet një marrëveshje e re. Jo, Marrëveshja e Ohrit është e garantuar ndërkombëtarisht dhe duhet të respektohet plotësisht”, tha Ahmeti.

Të lidhura

None found

Një pjesë të madhe të adresimit të tij në Kuvendin Zgjedhor të degës së BDI-së në Dibër, Ahmeti ia kushtoi edhe kritikave ndaj partnerit shqiptar në Qeveri. Ai i përshkroi përfaqësuesit e VLEN-it si të pazotë për të përmbushur të drejtat e shqiptarëve. “VLEN para zgjedhjeve premtoi shumë, por nuk ka bërë asgjë. Ata dështuan edhe me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, i cili nuk është aspak ligj që mbron interesat e shqiptarëve”, deklaroi Ahmeti.

Ai nuk i kurseu kritikat as për partitë maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM, duke vlerësuar se ato vazhdojnë të bëjnë gabime të mëdha kur bëhet fjalë për pozitën e shqiptarëve. “Këto parti maqedonase duan t’i kenë shqiptarët në Qeveri siç i quajnë ata ‘të urtë’, e jo shqiptarët e BDI-së, të cilët i etiketojnë si ‘terroristë’”, tha Ahmeti.

Në këtë ngjarje partiake foli edhe deputetja e Dibrës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Arbana Pasholli, e cila e kritikoi ashpër VLEN-in. Sipas saj, kjo parti ka ulur dhe dëmtuar pozitën e shqiptarëve në vend.


Shtuar 1.07.2026 14:40

casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetjojobetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio giriş