Mickoski konfirmon marrjen e emrave nga VLEN dhe ZNAM për kabinetin e ri qeveritar

Kryeministri Hristijan Mickoski bëri të ditur se i kanë mbërritur tashmë propozimet e koalicionit VLEN dhe të partisë ZNAM për ministrat e rinj, në kuadër të rikonstruimit të Qeverisë. Sipas tij, emrat e dorëzuar janë të pranueshëm dhe ai pret që ekipi i ri qeveritar të arrijë sukses edhe më të madh në punë.

Të lidhura

None found

Gjatë një vizite në Komunën e Kisella Vodës, ku pa nga afër projektet që financohen nga kredia hungareze, Mickoski u shpreh se i ka marrë propozimet nga VLEN dhe ZNAM, por theksoi se publikimin e tyre do t’ua lërë vetë këtyre subjekteve politike. “Po, i kam propozimet për ministrat e rinj nga VLEN dhe ZNAM, por do t’ua lë atyre t’i bëjnë publike. Për mua këto propozime janë plotësisht në rregull dhe pres që në përbërjen e re të kemi rezultate edhe më të mira”, deklaroi ai.

Ai nënvizoi gjithashtu se, në Qeverinë e rikonstruar, VLEN do të ketë në drejtim Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit.

Ndërkohë, kryetari i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, më herët njoftoi se kësaj partie do t’i takojë udhëheqja e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ndërsa për postin e ministrit është propozuar Borçe Serafimovski.

Sipas paralajmërimeve, propozimi për përbërjen e re të Qeverisë duhet t’i përcillet Kuvendit deri të premten, ndërsa votimi i kabinetit të ri qeveritar pritet të mbyllet jo më vonë se mesi i muajit korrik.


Shtuar 1.07.2026 12:12

grandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetmeritbetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetcio