Prej ditës së sotme e deri më 31 gusht, në pyje dhe në tokat pyjore zbatohet ndalim i plotë i lëvizjes, masë kjo e vendosur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonominë e Ujërave.
Të lidhura
None found
Autoritetet u bëjnë thirrje bujqve dhe blegtorëve të tregojnë kujdes të shtuar, ndërsa shkelësit e kësaj ndalese do të përballen me gjoba të konsiderueshme, prej një mijë e pesëqind deri në dy mijë euro në kundërvlerë në denarë.
Gjatë kohës sa kjo masë është në fuqi, hyrja dhe lëvizja në pyje do të mundësohet vetëm me leje me shkrim të lëshuar nga degët e “Pyjeve Kombëtare”, përkatësisht nga parqet kombëtare, secila për territorin që administron./Telegrafi/

