Kurti njofton rritjen e pagës minimale në Kosovë në 500 euro

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se paga minimale në Kosovë, duke e cilësuar këtë si një nga rritjet më të mëdha të realizuara në dekadat e fundit.

Ai ka theksuar se paga minimale kishte mbetur pa ndryshim për më shumë se 10 vjet, në nivelin 130 dhe 170 euro, varësisht nga mosha. Sipas tij, gjatë qeverisjes aktuale ajo është rritur disa herë, fillimisht në 250 euro, më pas në 350 euro, pastaj në 425 euro dhe tashmë në 500 euro.

Të lidhura

None found

Kurti ka deklaruar se kjo rritje prek drejtpërdrejt rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat, duke e përshkruar si një hap që lidhet me rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Postimi i Kurtit:

Paga minimale në vendin tonë ngeli e pandryshuar për më shumë se 10 vjet. 2011 ishte viti i fundit kur ajo u ndryshua. Që prej atëherë ajo mbeti 130 përkatësisht 170 euro (varësisht se a je nën apo mbi 35 vjeç).

Ndërkaq, gjatë qeverisjes sonë u ngrit katër herë: nga 130 e 170 euro në 250 euro, mandej në 350 dhe së fundi në 425 euro. E sot paga minimale u bë 500 euro. Prej kësaj rritjeje do të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat.

Pra, për më shumë se një dekadë para qeverisjes tonë paga minimale ishte e ultë dhe e pandryshueshme. Ndërkaq për më pak se gjysëm dekade me ne, kemi trefishim të pagës minimale.

Rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Republikës sonë do ta përcjellim gjithnjë me shtim të mirëqenies për të gjithë.

Urime të gjithëve!


Shtuar 1.07.2026 10:31

grandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetmeritbetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetperabetbetciojojobet girişcasibomJojobetbetcio