“Golden Sabre 2026”, stërvitja e madhe e sigurisë mes institucioneve vendore dhe ndërkombëtare

Në Kampin Vrella, më 2 dhe 3 korrik 2026, do të zhvillohet ushtrimi i përbashkët “Golden Sabre 2026”, me pjesëmarrjen e pjesëtarëve të KFOR-it, EULEX-it, Policisë së Kosovës dhe Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME).

Pjesë e këtij ushtrimi do të jetë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), në përputhje me mandatin e saj fillestar në fushën e mbrojtjes civile.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit, gjatë ushtrimit parashihet angazhimi i një numri të madh personeli, automjetesh dhe pajisjesh, si në zonën ku do të zhvillohet aktiviteti ashtu edhe në rrugët përreth.

Ky ushtrim synon të vërë në provë kapacitetet dhe procedurat për menaxhimin e krizave në skenarë të ndryshëm kompleksë të sigurisë, duke përfshirë edhe trajtimin dhe asgjësimin në mënyrë të sigurt të mjeteve shpërthyese dhe materialeve të rrezikshme.

Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Ozkan Ulutaş, ka theksuar se ky ushtrim pasqyron përkushtimin e vazhdueshëm për rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve të sigurisë, në të mirë të të gjithë qytetarëve në Kosovë.

KFOR njoftoi gjithashtu se vijon ta zbatojë mandatin e tij, të mbështetur në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke ndihmuar në krijimin e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët, si dhe duke garantuar lirinë e lëvizjes në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në rolet e tyre përkatëse.


Shtuar 1.07.2026 09:03

grandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetmeritbetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetperabetbetciojojobet girişcasibomJojobetbetcio