Pas tensioneve para Kuvendit, Arben Kola bën thirrje për reagim të pavarur dhe paralajmëron kundërpërgjigje ndaj dhunës

Pas episodeve të shënuara në protestën e zhvilluar sot përpara Kuvendit, ku pati momente tensioni dhe disa protestues u shoqëruan nga policia, ka reaguar Arben Kola, një prej organizatorëve të protestave qytetare.

Në reagimin e tij publik, Kola akuzoi autoritetet se po kërkojnë ta çojnë situatën drejt përshkallëzimit. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të veprojnë në mënyrë të pavarur, duke nënvizuar se organizatorët nuk marrin përgjegjësi për veprimet e tyre.

Të lidhura

None found

“Këta kërkojnë dhunë, duan dhunë, jo protestë paqësore. Tani e tutje shqiptarët të reagojnë në mënyrë të pavarur dhe ne nuk mbajmë përgjegjësi. I zuri tmerri nga koshi, Ballën dhe Ballukun.”

Më tej, ai i kërkoi kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen.

“Rama jep dorëheqjen, më mirë para se qytetarët t’ju marrin vërtet zvarrë e t’ju hedhin në kosh. Lërjani radhën rinisë, në PS e PD ka shumë të rinj që mund të qeverisin shumë më mirë se Rama dhe Saliu”, tha ai.

Kola pati edhe një paralajmërim për policinë, duke u shprehur: “Dhunës do i përgjigjemi me dhunë”, tha ai.


Shtuar 30.06.2026 19:39

holiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetjojobetMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetnakitbahisJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetbetciojojobet girişcasibomJojobet