Ronald De Boer parashikon fundin e Van Dijk te Holanda pas daljes nga Botërori

Ronald De Boer, ish-futbollisti i njohur i Holandës, ka bërë një parashikim për dy zhvillime të rëndësishme pas eliminimit të përfaqësueses holandeze nga Kupa e Botës.

Të lidhura

None found

Holanda u ndal të hënën mbrëma nga Maroku në fazën e 1/16-ës, pasi u mposht 3-2 në penallti. Koha e rregullt ishte mbyllur 1-1 ndaj përfaqësueses afrikane.

Me këtë rezultat, ky turne shënon rastin e parë kur Holanda siguron pjesëmarrjen në një Botëror, por nuk arrin të shkojë përtej 1/8 së finales.

De Boer, që ka regjistruar 67 ndeshje me kombëtaren, është i bindur se Ronald Koeman do të largohet nga detyra e trajnerit. Tekniku 63-vjeçar mbetet pa kontratë në përfundim të turneut.

Sipas tij, fundi mund të vijë edhe për Virgil Van Dijk në futbollin ndërkombëtar.

“Le ta them kështu, mendoj se ai do ta bëjë vetë, sepse presioni është shumë i madh. Ai ka thënë se do ta mendojë për një ose dy net, por 100% do të largohet”.

“Ai do të largohet sipas kushteve të tij, sepse nëse nuk e bën vetë, atëherë Nigel De Jong do ta bëjë si drejtor teknik”.

“Na duhet një energji e re në këtë ekip dhe gjithçka fillon me trajnerin, mendoj se kjo do të ndodhë”.

De Boer shtoi se një vendim i tillë mund të bëhet publik shumë shpejt, ndërsa nuk përjashtoi që edhe kapiteni holandez ta konsiderojë këtë përballje si të fundit me fanellën e kombëtares.

“Mendoj se së shpejti do ta dëgjojmë këtë, dhe gjithashtu Van Dijk, i cili ishte kapiten i madh, mund të thotë se kjo ishte ndeshja e tij e fundit”.

“Ka pasur kritika, por gjithsesi Van Dijk meriton respekt të madh, ka qenë kapiten i shkëlqyer, por ndonjëherë vjen momenti për t’u larguar”, deklaroi De Boer.


Shtuar 30.06.2026 19:03

holiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetmeritbetjojobetMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetnakitbahisJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetbetciojojobet girişcasibomJojobet