Albi Mall Superliga e Kosovës vijon sot (e shtunë) me dy takime të xhiros së tetë: Vushtrria pret Gjilanin, ndërsa Drenica luan kundër Feronikeli ’74.
Të lidhura
None found
Programi i sotëm vjen pas dy përballjeve të së premtes, Llapi–Ballkani dhe Drita–Malisheva.
Në orën 14:00, Vushtrria dhe Gjilani takohen në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Të dyja skuadrat kërkojnë pikë të rëndësishme për të përmirësuar pozitat në tabelën e klasifikimit.
Më pas, në orën 18:00, Drenica pret Feronikeli ’74 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. Edhe për këto dy ekipe, takimi është një mundësi për të avancuar në kampionat.
Xhiroja e tetë përfundon të dielën me ndeshjen Prishtina–Dukagjini, e cila nis në orën 18:00 në Kampin Nacional në Hajvali.







