Lamallari reagon për aksidentin në aksin Durrës-Tiranë: Ngushëllime familjes Hasimi, shërim të shpejtë të plagosurve

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas aksidentit të autobusit të linjës Berat-Tiranë në segmentin Kashar-Tiranë, ngjarje në të cilën humbi jetën shoferi i mjetit dhe mbetën të plagosur 12 persona.

Nëpërmjet një postimi, ai i ka përcjellë ngushëllimet familjes Hasimi për humbjen e njeriut të tyre të afërt, ndërsa ka uruar rikuperim sa më të shpejtë për të gjithë të lënduarit.

Të lidhura

None found

Lamallari është shprehur se është thellësisht i tronditur nga aksidenti fatal në aksin rrugor Kashar-Tiranë, ku autobusi i linjës Berat-Tiranë u përfshi në ngjarjen tragjike, nga e cila humbi jetën drejtuesi i mjetit dhe u lënduan 13 persona të tjerë.

Ai theksoi se Policia e Shtetit mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet që sollën këtë aksident tragjik.

Ministri nënvizoi gjithashtu se ngjarje të tilla të rënda duhet të shërbejnë si apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si garancia më e madhe për mbrojtjen e jetës.


Shtuar 30.06.2026 19:05

holiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetlunabetjojobetMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetPerabetnakitbahisJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetbetciojojobet girişcasibomJojobet