Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë privuar nga liria nëntë persona në pjesë të ndryshme të vendit, pasi gjatë kontrolleve policore u janë gjetur lëndë narkotike. Po ashtu, gjatë një kontrolli në Burgun e Idrizovës, te një i dënuar janë zbuluar lëndë pluhurore e bardhë dhe tableta.
Të lidhura
None found
Sipas MPB-së, më 29/30.06.2026 në Shkup, në disa lokacione, efektivët e SPB Shkup arrestuan D.G. (29) dhe V.B. (30), të dy nga Shkupi, një 16-vjeçar nga rrethina e Shkupit dhe S.A. (25) nga Turqia, me qëndrim në Shkup. Gjatë kontrolleve, te ata u gjetën dhe u sekuestruan substancë e ngurtë e bardhë, marihuanë dhe një thikë.
Më 29.06.2026, në orën 16:00, SPB Shkup u njoftua nga Institucioni Ndëshkimor-Përmirësues Burgu Idrizovë se gjatë kontrollit të të dënuarit M.A. (53) nga Shkupi, i cili ishte kthyer nga dalja me leje, atij iu gjetën lëndë pluhurore e bardhë dhe tableta.
Në Pikën Kufitare Tabanoc, më 29.06.2026 në orën 10:00, në hyrje të shtetit, policia arrestoi R.F. (26) nga Gjermania. Gjatë kontrollit kufitar dhe verifikimit të një automjeti udhëtarësh me targa gjermane, me të cilin ai kishte udhëtuar, në bagazhin e tij personal u gjet dhe u sekuestrua marihuanë.
Po atë ditë, në orën 16:00 në Kavadarc, nëpunësit policorë të SPB Kavadar privuan nga liria S.M. (44) dhe K.Ç. (44), të dy nga Kavadarci. Ata ndaluan një automjet pasagjerësh “Fiat” me targa të Kavadarit, të cilin e drejtonte S.M., ndërsa K.Ç. ndodhej si pasagjer. Gjatë kontrollit, te S.M. u gjetën dhe u konfiskuan lëndë pluhurore e bardhë dhe marihuanë.
Në Negotinë, më 30.06.2026 në orën 01:30, policia e SPB Negotinë ndaloi një 17-vjeçar nga ky qytet, pasi gjatë kontrollit atij iu gjet dhe iu sekuestrua marihuanë.
Ndërkaq, më 29.06.2026 në orën 20:30, në kryqëzimin e rr. “Boris Kidriç” dhe rr. “Bllagoja Toska” në Tetovë, nëpunësit policorë të SPB Tetovë arrestuan B.SH. (23) nga fshati Leshok, rrethina e Tetovës. Gjatë kontrollit të automjetit të tij, në ulësen e pasme u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë, thërrmuese, shkop bejsbolli dhe grusht metalik, njoftojnë nga MPB.
Nga ministria shtojnë se pas dokumentimit të plotë të të gjitha rasteve do të dorëzohen kallëzimet përkatëse.

