Një i burgosur i burgut të Dubravës është arratisur pasi ka shfrytëzuar lejen e vikendit dhe më pas nuk është kthyer më në vuajtje të dënimit.
Sipas burimeve mediatike, bëhet fjalë për Veprim Nikqin, i cili po e vuante dënimin nën akuzën për vrasje.
Të lidhura
None found
Pas kryerjes së veprës penale për të cilën ishte dënuar, Nikqi ishte larguar ilegalisht drejt Suedisë.
Në atë kohë ai ishte 21 vjeç, ndërsa autoritetet e Kosovës kishin kërkuar ekstradimin e tij përmes një fletërreshtimi të lëshuar më 2 nëntor 2010. Ekstradimi i Nikqit në Kosovë u realizua afro 3 vjet më vonë, më 9 tetor 2013.
Indeksonline ka provuar të sigurojë një konfirmim nga Shërbimi Korrektues i Kosovës në lidhje me këtë rast, por deri tani nuk ka arritur të marrë përgjigje.
