Beshir Hamza është personi që dyshohet se qëndron pas vrasjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Zlipotok të Dragashit, mëson media.
Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur pas një përleshjeje mes disa personave, ku viktima G. T. dyshohet të jetë sulmuar me një mjet të mprehtë dhe, si pasojë, ka marrë lëndime vdekjeprurëse.
Të lidhura
None found
Policia është njoftuar për rrahjen rreth orës 23:15. Kur zyrtarët policorë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, e kanë gjetur 46-vjeçarin të shtrirë në gjendje të rëndë, ndërsa ekipi mjekësor i QKMF-së në Dragash më pas ka konstatuar vdekjen e tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit rajonalë, komandanti i Stacionit Policor në Dragash dhe Prokurori kujdestar, teksa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e vrasjes.
