Në Tiranë mbahet sot protesta e 31-të kundër qeverisë, ndërsa organizatorët kanë apeluar që pjesë e saj të bëhen qytetarë nga i gjithë vendi, si edhe shqiptarët që jetojnë në diasporë.
Protestuesit do të mblidhen në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas do të marshojnë në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ku do të qëndrojnë për të artikuluar kërkesat e tyre.
Të lidhura
None found
Në qendër të kësaj proteste mbetet kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Sipas organizatorëve, tubimet do të vijojnë deri në realizimin e kësaj kërkese, teksa qytetarët ftohen të marrin pjesë në mënyrë masive në protestën e 31-të radhazi, e cila përkon edhe me një muaj nga nisja e protestave.
