Eurodeputetja Jutta Paulus nga protesta: Rama më kërkoi me email të mos mbështesja një amendament, zëri juaj do të dëgjohet në Bruksel

Gjatë protestës së madhe para Kryeministrisë, eurodeputetja gjermane Jutta Paulus mbajti fjalën e saj, ku sulmoi hapur kryeministrin Edi Rama dhe bëri publik edhe një episod që, sipas saj, ka ndodhur në Bruksel. Ajo përgëzoi qytetarët për qëndresën dhe theksoi se pasuritë natyrore të Shqipërisë nuk duhet të shkatërrohen për interesat e oligarkëve.

“Natyra shqiptare është shumë e bukur dhe e mrekullueshme dhe është kaq bukur t’ju shoh që luftoni për natyrën, për flamengot dhe kundër oligarkëve që duan të shkatërrojnë atë natyrë. Ne jemi këtu për t’ju mbështetur në këtë betejë dhe do përcjellim zërin tuaj në Bruksel dhe do themi se Shqipëria nuk është në shitje, natyra nuk është në shitje!” u shpreh Paulus.

Të lidhura

None found

Ajo theksoi gjithashtu se lufta e qytetarëve nuk lidhet vetëm me vendin e tyre, por edhe me të drejtën për t’u dëgjuar, duke kujtuar se kjo mbështetet edhe nga legjislacioni evropian. Sipas saj, nëse Shqipëria synon të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, atëherë qeveria duhet të tërheqë menjëherë ligjet e hartuara me porosi.

“Po luftoni për vendin tuaj, por edhe për të drejtat tuaja, për t’u dëgjuar. Sepse kjo është në ligjet evropiane. Nëse Shqipëria do bashkohet me BE, që ju e meritoni kaq shumë, atëherë qeveria juaj duhet të ndryshojë ligjin, duhet të heqë ligjin që kanë ndryshuar për miliarderët dhe që nuk e bënë për të mirën e shqiptarëve, por vetëm për xhepat e tyre dhe miqtë e tyre! Faleminderit për këtë protestë edhe pse qeveria kërkon t’ju intimidojë dhe t’ju largojë nga të drejtat tuaja.”

Në pjesën përmbyllëse të fjalës së saj, Paulus foli për një përpjekje presioni nga ana e kreut të qeverisë shqiptare për të penguar amendamentet në Parlamentin Europian, duke dhënë garanci se zëri i protestës nuk do të mbetet pa u dëgjuar në Bruksel.

“Tineke e përmendi rezolutën duke kërkuar moratorium. Unë mora email nga Edi Rama duke më thënë të mos votoj për një amendament, por sigurisht ne votuam për atë amendament sepse ligji evropian duhet të jetë në fuqi dhe ai nuk është për shitje po ashtu! Vijoni betejën tuaj, do bëjmë më të mirën për të mbështetur luftën tuaj në Bruksel. Shqiptarët meritojnë më shumë se qeveria e tyre.”


Shtuar 29.06.2026 21:06

Perabetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabetHoliganbetgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbetjojobet