Daut Haradinaj takon veteranin Bekim Metajn pas incidentit në Magurë

Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka zhvilluar një vizitë te veterani i Ushtrisë së Kosovës, Bekim Metaj, për të cilin u shpreh se është “simbol i dinjitetit kombëtar e historik”.

Sipas Haradinajt, Metaj, pas 25 vitesh shërbim me uniformë, u përball në Magurë të Lipjanit me 21 persona të ardhur nga Serbia, të cilët ai i quajti “kriminelë”, duke pretenduar se tre prej tyre kishin qenë pjesë e formacioneve paramilitare serbe gjatë regjimit të Slobodan Millosheviqit.

Të lidhura

None found

“Siç edhe e do tradita ai nuk u ligështua për asnjë moment, i përkrahur nga familja dhe fshati i tij arriti t’i neutralizojë këto mbeturina, tre prej të cilëve ishin pjesë e paramilitarëve serbë të kohës së Millosheviqit”, ka shkruar Haradinaj.

Ai njoftoi gjithashtu se, gjatë kësaj vizite, bashkë me Gazin, Binakun dhe Kushtrimin, i shprehën Bekim Metajt dhe familjes së tij mbështetjen dhe konsideratën e tyre.

Haradinaj drejtoi edhe kritika ndaj institucioneve, duke thënë se “shteti nuk duhet të heshtë përballë këtij fenomeni që vetë e krijoi”.

Ndërkohë, ngjarja në Magurë të Lipjanit ka shkaktuar reagime të shumta në ditët e fundit, ndërsa rasti po trajtohet nga autoritetet sipas procedurave ligjore.

Dje, banorët e Magurës së Lipjanit firmosën një peticion përmes të cilit kërkojnë që personat e përfshirë në incidentin e fundit në fshat të mos lejohen të kthehen më në Magurë.

Nënshkrimi i peticionit u bë gjatë një takimi me banorët, ku u diskutuan zhvillimet e fundit rreth incidentit në të cilin mbeti i lënduar veterani i UÇK-së, Bekim Meta. Në fund të takimit, u vendos që peticioni t’i dorëzohet Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë.

Incidenti kishte ndodhur katër ditë më parë, kur, sipas dyshimeve, një grup personash nga komuniteti rom sulmuan Skënder Shahinin para shtëpisë së tij, si dhe veteranin e luftës së UÇK-së, Bekim Meta.

Gjykata në Lipjan ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për veteranin dhe invalidin e luftës së UÇK-së, Bekim Meta, si dhe për Skendër Shahinin, si palë të përfshira në incident.


Shtuar 29.06.2026 16:06

casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomgrandpashabetcasibombetpasjojobetjojobet girişKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbetbetcio