Prej një muaji, në Shqipëri vijojnë protestat kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa mbështetje për demonstruesit në Tiranë kanë shprehur edhe shqiptarët që jetojnë në Diasporë, duke kërkuar largimin e tij.
Në një intervistë për “News24”, Bledar Meti deklaroi se Diaspora ka pasur një peshë të rëndësishme në protestën kundër kryeministrit. I pyetur edhe për gjobën që i ishte vendosur, ai e cilësoi atë si të turpshme dhe tha se në një shtet demokratik ministri përgjegjës do të kishte dhënë dorëheqjen.
Të lidhura
None found
“Problemi i Shqipërisë është modeli zgjedhor, mungesa e llogaridhënies. Ne kemi qenë shumë të qartë në kërkesat tona, për ta shëruar problemin e Shqipërisë, duhet t’i japim ndryshimeve. Deklaratat tona kanë qenë të qarta, dorëheqja e qeverisë dhe krijimi i një qeverie tranzitore politike. Duhet të ndryshohet Kodi Zgjedhor. Duhet të shkojmë te rrënja. Kryeministri dhe deputetë të tij e sulmuar Diasporën sepse ne kërkuam ndryshim të Kodit Zgjedhor”, tha ai.
Më tej, Meti shtoi: “Gjobën e kam paguar. Po të ishim në Britani, apo në vende të tjera demokratike ministri përgjegjës për të shëmtirë do të kishte dhënë dorëheqjen.”
Ai nënvizoi gjithashtu se shqiptarët e Diasporës po koordinohen për protestën dhe se hyrja e tyre në Atdhe është planifikuar për në datën 4.
“Dy autokolona nga veriu dhe jugu për t’u bashkuar në shesh . Është e pafalshme që kryeministri të drejtohet me atë gjuhë arrogante, ndërsa flitet për megaofera korruptive”, tha ai.
