Merret vesh marrëveshja, VLEN do të drejtojë gjashtë ministri

Me rikonstruimin që pritet të realizohet në qeverinë aktuale, VLEN do të marrë drejtimin e 6 ministrive.

Sipas pakos së dakorduar, në këtë riorganizim përfshihen 3 ministri të reja, ndërsa nga dy të tjera është hequr dorë, transmeton INA.

Të lidhura

None found

Nën drejtimin e VLEN-it do të jenë Ministria e Drejtësisë, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Ekologjisë, Ministria e Eurointegrimeve, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Marrëdhënieve mes Bashkësive.

Nga ana tjetër, nuk do të jenë më pjesë e saj Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Politikave Sociale, si edhe Ministria për Qeverisje të mirë, e cila drejtohej nga një zv.kryeministër.

Ndryshime priten edhe në dy resorë, pasi në Ministrinë e Kulturës dhe në Ministrinë e Drejtësisë do të ketë emra të rinj, megjithëse ende nuk është përcaktuar se kush do t’i marrë këto poste.

“Ende nuk ka emër final për drejtësinë dhe kulturën, ata do të jenë dy emra të rinj. Për ministrat aktualë si VLEN jemi të kënaqur dhe ata do të vazhdojnë më tej. Shëndetësia nuk është pjesë e paketës, nuk është e jona,” deklaroi Sali, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve përpara aktivitetit me të cilin VLEN shënon dy vjet nga puna e saj si pjesë e koalicionit qeveritar.

Sali shtoi se, përderisa negociatat vazhdojnë, mbeten ende tema të hapura, por ministritë e mjedisit jetësor, ekonomisë, drejtësisë, eurointegrimeve, kulturës dhe marrëdhënieve mes bashkësive, pa dyshim, do t’i besohen VLEN-it./INA/


Shtuar 29.06.2026 14:25

casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomgrandpashabetcasibombetpasjojobetjojobet girişKickmatbetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbetbetcio