Diskutohen sfidat e gjyqësorit në veriun e Kosovës dhe mundësitë për rikthim në institucione

Qendra për Avokim të Kulturës Demokratike (ACDC), organizatë joqeveritare, mbajti një konferencë me titullin: “Gjyqësori në Veri të Kosovës: Sfidat, Përfaqësimi Institucional dhe Perspektivat e Rikthimit”.

Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, si dhe përfaqësues të prokurorive dhe akterë të tjerë, për të zhvilluar një dialog profesional lidhur me funksionimin e sistemit gjyqësor në veri të Kosovës, pas largimit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ nga komuniteti serb.

Të lidhura

None found

Shefi i Seksionit të Drejtësisë në UNMIK, Andrea Lako, deklaroi se, pavarësisht vështirësive, investimet në sistemin gjyqësor kanë ndikuar në forcimin e besimit ndaj institucioneve të drejtësisë.

“Integrimi mbetet një nga prioritetet kryesore të UNMIK-ut. Një sistem gjyqësor që pasqyron diversitetin e Kosovës është thelbësor, jo vetëm për përmirësimin e qasjes në drejtësi për të gjitha komunitetet, por edhe për nxitjen e besimit, forcimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe kontributin në stabilitetin afatgjatë”, tha Lako.

Drejtori Ekzekutiv i ACDC-së, Dushan Radakoviq, vlerësoi se rikthimi në institucione është thelbësor, ndërsa angazhimi i kuadrove të reja nga komuniteti serb në veri, sipas tij, do të përbënte një hap të rëndësishëm.

“Mendoj se kthimi i njerëzve në punë është i rëndësishëm, pasi ky proces mund të nxisë edhe rikthimin e një numri të policëve dhe të rikthejë besimin e komuniteteve në veri ndaj institucioneve. Ligji është i njëjtë për të gjithë, pavarësisht se për kë bëhet fjalë. Institucionet janë ato që duhet t’u shërbejnë dhe t’i ndihmojnë qytetarët. Sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial janë ndër institucionet kryesore të shtetit”, theksoi ai.

Po ashtu, u tha se kjo konferencë krijon hapësirë për shkëmbim mendimesh dhe përvojash mes akterëve relevantë, për identifikimin e pengesave kryesore dhe për forcimin e besimit në sistemin e drejtësisë.


Shtuar 29.06.2026 13:10

Tags: ,
casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomgrandpashabetcasibombetpasjojobetjojobet girişKickmatbetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbet