Europa përballet me vapën nga Afrika, vetëm një në pesë shtëpi ka kondicioner

Debati për përdorimin e ajrit të kondicionuar është rikthyer me forcë në Europë, teksa kontinenti ndodhet në kulmin e një vale të nxehti ekstrem.

Temperaturat rekord po shtojnë kërkesën për sisteme ftohjeje dhe, njëkohësisht, po i japin një drejtim të ri diskutimit politik mbi këtë çështje, në një kohë kur vetëm një në pesë banesa në Europë ka ajër të kondicionuar.

Të lidhura

None found

Rritja e valëve të të nxehtit ka nxitur një përplasje të fortë politike për mënyrën se si duhet të reagojë Europa, sidomos sa i takon kërkesave për vendosjen e kondicionerëve edhe në banesa.

Edhe figura drejtuese të partive të gjelbra, të cilat e kanë mjedisin në qendër të politikave të tyre, janë shprehur në mbështetje të sistemeve të ftohjes në shkolla dhe spitale, ndërsa temperaturat vazhdojnë të prekin rekorde të reja.

Në pjesën më të madhe të kontinentit, kondicionerët vijojnë të jenë ende pak të përhapur. Në shkallë europiane, rreth 20% e shtëpive janë të pajisura me ajër të kondicionuar. Në Francë kjo shifër është afërsisht 25%, ndërsa në Spanjë, ku temperaturat janë më të larta, arrin në rreth 50%.

Ka disa arsye që shpjegojnë këtë nivel të ulët përhapjeje. Një pjesë e madhe e ndërtesave në Europë janë të vjetra, çka e bën instalimin më të ndërlikuar dhe më të kushtueshëm, deri në rreth 1,000 euro.

Po ashtu, vende si Britania dhe Franca zbatojnë kufizime burokratike për vendosjen e ajrit të kondicionuar, pjesërisht për të mbrojtur pamjen e godinave historike.

Kundërshtimet janë ushqyer edhe nga shqetësimet për mjedisin. Kritikët thonë se kondicionerët çlirojnë nxehtësi në zonat urbane, ndërsa rritja e konsumit të energjisë elektrike do të sillte më shumë emetime të gazrave serrë. Sipas aktivistëve të klimës, shtrirja e gjerë e përdorimit të tyre jep vetëm një zgjidhje afatshkurtër, ndërsa e rëndon problemin në planin afatgjatë.

Në Francë, mes kritikave ndaj autoriteteve për mungesë përgatitjeje përballë valës së të nxehtit, u shpenzuan 100 milionë euro për vendosjen urgjente të ajrit të kondicionuar në spitale.

Ndërkohë, edhe kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, ka deklaruar se pajisja e shkollave dhe spitaleve me ajër të kondicionuar do të bëhej e pashmangshme.


Shtuar 29.06.2026 12:33

casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbet