Në Dubrovnik, ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Kroacisë, Gordan Grlić Radman, është takuar me zëvendëskryeministrin e parë në detyrë dhe ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Glauk Konjufca.
Pas këtij takimi, Grlić Radman njoftoi se biseda është fokusuar te mbështetja e pandërprerë e Kroacisë për rrugëtimin evropian të Kosovës, te rëndësia e stabilitetit institucional dhe te avancimi i reformave.
Të lidhura
None found
Ai bëri të ditur se në takim janë shqyrtuar edhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në mbrojtje, siguri, ekonomi dhe nisma rajonale. “Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë perspektivën evropiane të Kosovës dhe kontributin e saj për stabilitetin në Evropën Juglindore”, ka theksuar Grlić Radman.
“Me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. Diskutuam për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për rrugën evropiane të Kosovës, rëndësinë e stabilitetit institucional dhe përparimin e reformave, si dhe mundësitë për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë në fushat e mbrojtjes, sigurisë, ekonomisë dhe nismave rajonale. Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë perspektivën evropiane të Kosovës dhe kontributin e saj për stabilitetin në Evropën Juglindore”, ka shkruar ai në rrjetin social X.
