Çepani për protestën e 28-të: Rëndësi ka shembja e barrierave, jo emri i liderit të ri

Në ditën kur pritet të zhvillohet protesta e 28-të, aktivistja e shoqërisë civile Edlira Çepani deklaroi se tashmë është vënë në lëvizje një nismë qytetare që kërkon dorëheqjen e Ramës dhe ngritjen e një qeverie teknike. Në një prononcim për emisionin “News24 Fundjavë”, ajo theksoi se çështja kryesore nuk lidhet me atë se kush do të marrë drejtimin, por me nevojën për të rrëzuar pengesat që mbajnë të mbyllur sistemin.

Çepani u shpreh gjithashtu se bullizmi në politikë nuk përbën rrugëdalje, duke iu referuar edhe reagimeve të kryeministrit Edi Rama ndaj protestës.

Të lidhura

None found

“Askush nuk delegon asgjë, pasi nuk ka lidershipin. Kur një sistem funksion më mënyrë horizontale, dhe secili merr përsipër që të japë atje ku mundet, kjo është arritje e madhe. Kjo sjell bashkim, pasi secili sjell atë pjesë ku është i aftë. Është formë organizmi, ku bukuria e të cilës vjen me këmbëngulje nga vetë protestuesit. Organizmi nga poshtë, është ndër më të fuqishmit. Ka nisur të lëvizë dhe ndodh kjo lëvizje, siç është grupimi që përfaqëson protestën. Të protestuesit është politik. Aktivizimi dhe protesta është politik. Nuk jam nga ata njerëzit që nga ky grupim të dalë një grupim politik. Të gjithë duhet ta kenë lirinë që të krijojnë një grupim të tillë. Protestat kanë detyrat e veta për të reaguar mbi situatat. Nëse arrihet që ato që kërkon protesta, të ndodhin, ideja është se në një sistem me një kod të barabartë zgjedhor, aty i jepet mundësia që cilido që të krijojë një forcë të re, apo të garojë si qytetar i pavarur, kjo është gara e vërtetë.

Sipas saj, përfaqësimi duhet të vijë përmes një gare reale dhe të barabartë. Ajo nënvizoi se problemi nuk është se kush do të marrë lidershipin, por që vetë sistemi të heqë barrierat, në mënyrë që qytetarët të bëhen pjesë e zgjidhjes. Çepani shtoi se Shqipëria ka profesionistë të mirë, por ata, sipas saj, fatkeqësisht nuk janë dëgjuar.

Ajo argumentoi se qeveria teknike e kërkuar mund të hartojë edhe propozimet për ndryshimin e kodit zgjedhor. Më pas, sipas saj, ky kod do t’u krijonte mundësi si partive të reja, ashtu edhe atyre të vjetra, duke garantuar njëkohësisht përfaqësimin e duhur.

Në vijim, Çepani theksoi se tallja dhe kërcënimi nuk i zgjidhin problemet, ndërsa bullizmi politik nuk shërben si zgjidhje për situatat e krijuara. Ajo kujtoi se institucionet mbahen me taksat e qytetarëve dhe vlerësoi se ka hapësirë për përmirësim në mënyrën se si u kthehen përgjigje protestave. Sipas saj, kërkesat që ngrihen nga protesta duhen diskutuar dhe trajtuar në Kuvend.


Shtuar 27.06.2026 10:18

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetmeritkingcasibomlunabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHititbet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetİmajbetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas