Vapë ekstreme në Europë, shtohen rastet në urgjencë dhe viktimat; në Marsejë ndërron jetë një foshnjë 18-muajshe

Italia dhe pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore janë përfshirë nga një valë e fortë të nxehti, ndërsa në disa zona temperaturat parashikohet të shkojnë deri në 40°C gjatë fundjavës.

Në Francë, Spanjë, Belgjikë dhe Britaninë e Madhe janë shënuar temperatura rekord, duke kaluar nivelet historike të stresit nga nxehtësia në rreth 45% të qyteteve evropiane.

Të lidhura

None found

Të dhënat paraprake tregojnë se që nga fillimi i javës, në disa shtete evropiane janë regjistruar qindra viktima të lidhura me vapën ekstreme, ndërsa në shumë rajone gjendja vijon të mbetet kritike.

Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se në qytetet kryesore të Evropës ka pasur një rritje të ndjeshme të paraqitjeve në urgjencë, me 10–15% më shumë raste të lidhura me temperaturat e larta.

Në Marsejë, një foshnjë 18-muajshe humbi jetën pasi u gjet e bllokuar brenda një makine të nxehtë. Edhe pse u ndërhy menjëherë dhe u dërgua në Spitalin Universitar të qytetit, mjekët nuk arritën ta shpëtonin.

Autoritetet franceze kanë nisur hetimet për rrethanat e kësaj ngjarjeje, ndërsa rastet e goditjeve nga i nxehti kanë rritur shqetësimin për rrezikun që u kanoset fëmijëve dhe personave të cenueshëm.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo valë të nxehti mund të zgjasë edhe në ditët e ardhshme, duke rritur rrezikun për shëndetin publik, sidomos për të moshuarit, fëmijët dhe gratë shtatzëna.

Në disa zona të Francës, pushteti vendor ka marrë masa të jashtëzakonshme, mes tyre kufizime të përkohshme për aktivitete të caktuara dhe paralajmërime për banorët.

Institucionet evropiane u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin qëndrimin në diell gjatë orëve të pikut dhe të marrin masa mbrojtëse ndaj temperaturave ekstreme.


Shtuar 27.06.2026 09:36

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetmeritkingcasibomlunabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHititbet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetİmajbetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas