Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga Muzeu i Lundrimit, që po ndërtohet dhe po merr formë në hyrje të qytetit të Shkodrës.
Në një postim në Facebook, Rama theksoi se ky muze do t’i kushtohet historisë dhe trashëgimisë së lundrimit, ndërsa synohet të shndërrohet në një destinacion të ri kulturor dhe turistik për banorët dhe vizitorët.
Të lidhura
None found
“Mirëmëngjes dhe me pamjen e Muzeut të Lundrimit, që po merr formë në hyrje të Shkodrës, si një hapësirë kushtuar historisë dhe trashëgimisë së lundrimit, që do të shndërrohet në një destinacion të ri kulturor e turistik për qytetarët dhe vizitorët, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.
Muzeu i Lundrimit bën pjesë në projektet që kanë për synim promovimin e trashëgimisë kulturore dhe nxitjen e zhvillimit të turizmit në Shkodër, një prej qyteteve shqiptare me historinë më të pasur të lundrimit.
