Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 11:00.
Në këtë mbledhje është paraparë shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 7 qershor.
Të lidhura
None found
Rezultatet preliminare tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje pritet të sigurojë 53 deputetë.
Sipas të njëjtave të dhëna, PDK-ja do të ketë 22 deputetë, LDK-ja 18, ndërsa Aleanca 7 deputetë.
Pasi KQZ-ja të bëjë publike rezultatet përfundimtare, pritet të fillojnë procedurat për certifikimin e tyre, e më pas edhe bisedimet për krijimin e institucioneve të reja.
