Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë nesër mbledhje duke nisur nga ora 11:00.
Në agjendë është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të zhvilluara më 7 qershor.
Të lidhura
None found
Rezultatet preliminare tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 53 deputetë, PDK-ja 22 deputetë, LDK-ja 18 dhe Aleanca 7 deputetë.
Pasi KQZ-ja t’i shpallë rezultatet përfundimtare, pritet të vazhdohet me procedurat për certifikimin e tyre dhe më pas të nisin bisedimet për formimin e institucioneve të reja.
