“Bota sot” në 31 vjet: rrugëtimi nga gazeta e shtypur te media online

Kanë kaluar më shumë se tri dekada që nga nisja e gazetës kombëtare “Bota sot”, e cila përgjatë këtyre viteve është identifikuar si një media që ka bashkuar shqiptarët kudo në botë, duke trajtuar çështjet dhe shqetësimet e tyre pa dallim vendndodhjeje.

Në 31-vjetorin e saj, “Bota sot”, tashmë si media që funksionon online, ka arritur të ruajë lexueshmërinë, besueshmërinë dhe vendosmërinë për ta vazhduar misionin e saj.

Të lidhura

None found

Për evolucionin e raportit të kësaj gazete me lexuesin, nga periudha e gazetarisë tradicionale të shtypur deri në kohën e platformave digjitale, kanë folur lexues të rregullt, profesorë dhe njohës të zhvillimeve politike.

Sipas tyre, gjatë tri dekadave të fundit, “Bota sot” ka pasur një peshë të rëndësishme në formësimin dhe informimin e opinionit publik shqiptar.

Ata theksojnë se kjo media ka shërbyer si urë mes shqiptarëve në atdhe dhe atyre në diasporë, duke sjellë informacion të besueshëm në periudha me rëndësi historike. Po ashtu, nënvizojnë se pavarësia editoriale, guximi profesional dhe përkushtimi ndaj së vërtetës janë ndër arsyet kryesore pse gazeta ka mbetur e lexuar dhe e respektuar ndër vite.

Vlerësimet përfshijnë edhe aftësinë e “Bota sot” për t’u përshtatur me zhvillimet teknologjike dhe sfidat e epokës digjitale, duke e ruajtur rolin e saj informues si brenda Kosovës, ashtu edhe jashtë saj.

Kelmendi vlerëson se gazeta “Bota sot” ka qenë një prej shtyllave të informimit në kohët kur Kosova përballej me mungesë informacioni

Me rastin e 31-vjetorit të themelimit të gazetës “Bota sot”, publicisti dhe analisti Jeton Kelmendi ka çmuar rolin që kjo media ka pasur ndër vite në informimin e publikut në Kosovë dhe më gjerë.

Kelmendi thotë se që nga themelimi, “Bota sot” është dalluar për përkushtimin ndaj informimit të drejtë dhe për guximin në trajtimin e temave me interes publik.

“Mendoj që ‘Bota sot’ ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm që nga themelimi i saj, pra për të informuar opinionin. Janë disa gjëra që fillimisht e kanë karakterizuar punën e kësaj gazete; qasja e saj në shërbim të opinionit të drejtë dhe guximi, janë dy shtylla të kësaj gazete”, deklaron ai.

Sipas tij, rëndësia e gazetës është ndier veçanërisht në kohën kur Kosova ndodhej në një mungesë të theksuar informacioni.

“Po flas për kohën sa ishte gazetë dhe një kohë kur Kosova ndodhej në gjysmëterr informativ. Kjo bëri një punë të jashtëzakonshme”, shprehet ai.

Duke folur për ndryshimet në media, Kelmendi kujton se me kalimin e viteve u shtua numri i mediave dhe ndodhi kalimi nga gazetaria e shtypur te platformat digjitale.

Sipas tij, mbyllja e gazetave të shtypura ka qenë një zhvillim i pafavorshëm për median, edhe pse teknologjia ka imponuar ndryshime të pashmangshme në mënyrën e informimit.

“Ndodhi një gjë e keqe që nuk duhej të ndodhte, shuarja e gazetave dhe kjo ka ndikuar për të keq. Sigurisht, teknologjia e ka bërë të veten, por e ka një ndjenjë shumë të mirë kur gazeta është e shtypur dhe pi kafen e mëngjesit me gazetën”, thotë ai. Kelmendi tregon se ka qenë lexues i rregullt i “Bota sot”, si gjatë kohës kur jetonte në Kosovë, ashtu edhe kur ka jetuar në diasporë.

Unë nuk e kam huqur gazetën ‘Bota sot’ për shumë vite, qoftë kur kam jetuar në Kosovë, qoftë edhe në diasporë e kam blerë”, thekson ai.

Megjithatë, ai vëren se sot media operon në një realitet krejt tjetër, ku portalet online dhe rrjetet sociale kanë ndryshuar mënyrën se si konsumohet informacioni.

Kelmendi shton se “Bota sot” nuk e ka më të njëjtin rol dominues si dikur, pasi tashmë bën pjesë në një hapësirë mediatike shumë më të gjerë dhe konkurruese. Sipas tij, rrjetet sociale kanë hapur mundësi të reja komunikimi, por njëkohësisht kanë sjellë edhe rreziqe serioze për cilësinë e informacionit.

“Nëse në të mirë përdoren, mediat sociale janë të mira, por për fat të keq ka keqpërdorime dhe abuzime. Bëhen gjëra të pavërteta dhe kjo i vë në dilemë lajmet, duke e zbehur edhe të vërtetën”, shprehet ai.

Në përmbyllje, Kelmendi vlerëson se pavarësisht sfidave të kohës, “Bota sot” ka ditur ta ruajë vazhdimësinë dhe rëndësinë e saj në informimin e publikut.

Ai e sheh gazetën si një media që vazhdon të ketë rol historik jo vetëm në Kosovë, por në gjithë hapësirën shqiptare.

“Sido që të jetë, ‘Bota sot’ vazhdon të ketë rolin e saj historik në informimin jo vetëm në Kosovë, por edhe mbarëkombëtar”, përfundon Kelmendi.

Bexheti: “Bota sot” ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në informimin e shqiptarëve gjatë periudhave më të vështira historike

Në kuadër të 31-vjetorit të themelimit të gazetës “Bota sot”, profesori dhe publicisti Nexhat Bexheti ka shprehur vlerësimin e tij për kontributin që kjo media ka dhënë ndër vite në informimin e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit.

Bexheti thotë se “Bota sot”, e themeluar në Cyrih të Zvicrës nga Xhevdet Mazrekaj, u krijua në një periudhë kur liria e shtypit ishte e kufizuar dhe nevoja për një zë të lirë e të pavarur ishte e domosdoshme.

“Gazeta ‘Bota sot’ nisi si një përpjekje për të ofruar një zë të lirë dhe të pavarur për shqiptarët, në një kohë kur liria e shtypit ishte shumë e kufizuar. Ajo solli një frymë të re në media dhe ofroi një alternativë të rëndësishme në një periudhë kritike për shqiptarët”, thotë ai.

Sipas tij, gazeta ka shërbyer si një hallkë e fortë lidhëse ndërmjet shqiptarëve në vendlindje dhe atyre në diasporë.

“Kjo gazetë më shumë i ngjan një hallke që lidhi popullin shqiptar me vendlindjen dhe diasporën. Lajmet nga vendlindja ua përcillte shqiptarëve kudo që jetonin”, shprehet ai.

Bexheti vlerëson se një nga asetet më të mëdha të “Bota sot” ka qenë pavarësia editoriale dhe pozicionimi i saj larg ndikimeve politike.

Ai nënvizon se gazeta ka qëndruar vazhdimisht në anën e interesit kombëtar dhe të informimit të drejtë, pa favorizuar forcat politike.

“Neutraliteti i gazetës ‘Bota sot’ është një gur i çmuar i fjalës së lirë. Ajo nuk ka favorizuar partitë politike, por lajmin dhe të drejtën e çdo shqiptari për t’u informuar”, deklaron Bexheti.

Duke rikujtuar periudhën e regjimit të Slobodan Millosheviqit, ai thekson se “Bota sot” ishte ndër mediat që kundërshtonte propagandën dhe demaskonte dezinformatat e kohës.

“‘Bota sot’ ishte gazeta e parë ditore e pavarur shqiptare që gjatë kohës së Millosheviqit demaskonte lajmet e rreme dhe politikat që kishin suprimuar institucionet legale të Kosovës”, vlerëson ai.

Profesori dhe publicisti shton se gazeta nuk mbeti vetëm te raportimi i zhvillimeve të përditshme, por dha kontribut edhe në ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar.

Sipas Bexhetit, gazetarët e saj kanë qenë aktivë edhe në arenën ndërkombëtare, duke e ngritur çështjen e Kosovës në forume të rëndësishme.

“‘Bota sot’ u angazhua në ruajtjen e identitetit kombëtar përmes një gazetarie të guximshme që nuk pranonte kompromis me të vërtetën. Gazetarët e saj ishin aktivë edhe në konferencat për shtyp në selinë e NATO-s në Bruksel, ku ngrinin vazhdimisht çështjen e Kosovës”, thekson ai.

Duke folur për zhvillimin e gazetës në vite, Bexheti vëren se ajo ka ditur të përshtatet me ndryshimet teknologjike dhe me format e reja të konsumimit të informacionit.

Ai thotë se kalimi në platformat online dhe digjitale ka qenë një transformim i domosdoshëm për të ndjekur trendet globale dhe kërkesat e lexuesve.

“Gazeta ‘Bota sot’, që nga dalja e saj e deri më sot, ka pësuar transformime për shkak të përshtatjes me lexuesit dhe ndjekjes së trendeve botërore. Ajo vazhdon t’i mbajë lexuesit pranë dhe të ketë ndjekës të rregullt”, shprehet Bexheti.

Ai veçon edhe larmishmërinë e rubrikave, të cilat sipas tij kanë ndihmuar në pasurimin e përmbajtjes së gazetës dhe në ruajtjen e interesit të publikut.

Në fund, Bexheti e uron gazetën për përvjetorin e saj, duke shprehur dëshirën që përveç zhvillimit digjital, në të ardhmen të rikthehet edhe botimi në formatin e shtypur.

“Është kënaqësi të festojmë 31-vjetorin e ‘Bota sot’. Ajo ka lënë një gjurmë të thellë në historinë e medias shqiptare dhe ka qenë e do të mbetet një bastion i lirisë së fjalës dhe i pavarësisë mediatike. Shpresoj që në të ardhmen të rikthehet edhe botimi në formën e shkruar”, përfundon Bexheti.

Ai shprehu gjithashtu mirënjohje për themeluesin, gazetarët dhe redaksinë e gazetës, duke u uruar suksese dhe shumë përvjetorë të tjerë.


Shtuar 26.06.2026 17:35

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingceltabetcasinoroyalbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetcasibomgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomgrandpashabetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbetcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet