Për vite me radhë, në përplasjet politike nuk kanë munguar pretendimet se në trafikun e drogës janë implikuar edhe ambasadorë dhe përfaqësi diplomatike.
Tashmë, sipas të dhënave të siguruara nga SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, është provuar se personi i përdorur si korrier për transportin e kokainës dhe parave nga Anversa në Belgjikë drejt Zvicrës ka status diplomatik dhe qarkullon me automjet me targa CD.
Të lidhura
None found
Sipas komunikimeve që Gjykata e Posaçme ka marrë në konsideratë si prova për nxjerrjen e 20 urdhër-arresteve, ky episod i përket afro 6 viteve më parë, në vitin 2020, periudhë kur kjo ministri drejtohej nga ish-ministri i Jashtëm Gent Cakaj.
Pjesë nga dosja ARUBA
Personi nën hetim A.R., siç është evidentuar edhe më sipër, ka përdorur dy PIN-e për të komunikuar në SkyECC, konkretisht 30T4KH dhe LOS9EF. Në komunikimin e mëposhtëm, të datës 08.08.2020, A.R. (30T4KH) i shkruan personit nën hetim A.H. (7B9F5E): “Te henen vjen ai cd ti mari 5 per ne zvicer vlla sic folem te vij ti mari si thua?”.
Nga shqyrtimi i këtij komunikimi, duke u nisur nga fakti që personi nën hetim A.R. shprehet “se do vijë ai me cd”, ngrihet dyshimi se personi nën hetim mund të ketë bashkëpunuar me shtetas që lëvizin me targa diplomatike.
Më pas, në datën 10.08.2020, A.R. ia rikujton sërish A.H. çështjen që lidhet me personin që do të marrë lëndën narkotike për në Zvicër dhe i thotë se në orën 12 do të jetë në Anvers.
Në datën 09.07.2020, A.R. shkruan: “Cpb vlla ato leket e zvicres jan te gjitha gati po mthot nurja po puna esht qe ai shoferi cd nuk shkon dot deri ne fund jav ke njeri ti atje me ti derzu?; Leje leje ate po i them atij k.t.; Fol mos ke njeri ti per shpejtesi se po flas dhe un.; Esht me i delegacjon ai mthot nurja prandaj nuk leviz dor”. Ky komunikim provon se shtetasi që ka marrë lëndën narkotike në datën 10.08.2020 në Anvers, me synimin për ta transportuar drejt Zvicrës, rezulton të jetë i punësuar pranë një trupe diplomatike. Po ashtu, edhe në datën 10.08.2020, A.R. i shkruan sërish…
