Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ngritur shqetësimin për mungesën e rrugës që lidh komunën e Parisit me zonën e Liqenit Artificial.
“I vetmi ambient rekreativ që ka mbetur në Tiranë, janë pishinat, akuadromi i famshëm, lulishtet, bari. Nuk gjen ambient të mirë në këto kushte temperatura të lara në kryeqytet.
Të lidhura
None found
Është një rrugë e brendshme që të çon tek pishinat, por këtu ndalet se është një mur i cili ndërpret rrugën”, shprehet Braçe.
Deputeti socialist kërkon që të ndërhyhet dhe hapet rruga për banorët e zonës, të cilët duan të aksesojnë në pishinë ose të arrijnë më shpejtë tek Liqeni Artificial, duke shmangur rrugën e gjatë e cila merr më shumë kohë.

