E premtja nis me kthjellime, ndërsa rreth mesditës priten reshje lokale shiu

E premtja parashikohet me kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme, por gjatë mesditës dhe orëve të pasdites në një pjesë të madhe të vendit do të ketë reshje të përkohshme shiu.

Deri në mesditë moti pritet të jetë i kthjellët, ndërsa më pas në shumicën e territorit do të shtohen vranësirat mesatare dhe herë pas here të dendura kalimtare. Pas pasdites, në pjesën më të madhe të zonave pritet rikthim i kthjellimeve.

Të lidhura

None found

Nga mesdita deri në pasdite, në pjesën më të madhe të vendit parashikohen reshje shiu afatshkurtra me intensitet të dobët, me përjashtim të vijës bregdetare dhe, në raste të caktuara, të Ultësirës Perëndimore.

Në zonat malore të lindjes dhe të jugut, reshjet do të shoqërohen për intervale të shkurtra me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike.

Pas orëve të pasdites, reshjet do të pushojnë në të gjithë territorin.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, me një shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, herë pas here, do të arrijë deri në 14 m/s.

Në detin Adriatik dhe Jon, valëzimi do të jetë nga 1 deri në 3 ballë, duke favorizuar kushte të mira për lundrim.


Shtuar 26.06.2026 06:29

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingholiganbetgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetgrandpashabettimebetjojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet