Timço Mucunski, ministri i Jashtëm i RMV-së, deklaroi se reagimi nga Sofja nuk e mohon në mënyrë të drejtpërdrejtë se dokumenti ka dalë nga Ministria e Punëve të Jashtme bullgare dhe se, sipas tij, e vetmja gjë që thuhet është se udhëtimi ka ndodhur shumë kohë më parë.
Duke folur në “Samo Intervju”, Mucunski tha se ishte “tmerrësisht i zhgënjyer” nga përgjigja që erdhi nga Sofja, në lidhje me njoftimin e djeshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme bullgare për publikimin e notës diplomatike lidhur me udhëtimin e anëtarëve të familjes së ngushtë të kryeministrit Hristijan Mickoski në Pamporovo në fillim të vitit.
Të lidhura
None found
Ai përsëriti se deklarata nuk përfshin një mohim të qartë se materiali është rrjedhur nga Ministria e Punëve të Jashtme Bullgare, por vetëm lë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur kohë më parë.
“Përgjigjja ishte në thelb se ka ndodhur shumë kohë më parë. Nuk ishte as një mohim i qartë, por se incidenti ka ndodhur shumë kohë më parë”, shtoi Mucunski.
Mucunski thekson se minimumi që priste nga Sofja zyrtare ishte një dënim i publikimit të notës diplomatike, duke e krahasuar këtë me mënyrën se si veproi Ministria e Jashtme e RMV-së dhe institucionet në vend, të cilat dënuan menjëherë djegien e dy automjeteve diplomatike përpara ambasadës bullgare në Shkup, që ndodhi së fundmi./Telegrafi/
