Arrestohen në IEVP Durrës një efektiv i policisë së burgjeve dhe një i dënuar, dyshohen për futje kokaine në qeli

Në IEVP Durrës janë vënë në pranga në flagrancë një punonjës i policisë së burgjeve dhe një i burgosur, pasi brenda institucionit u zbulua një sasi lënde të dyshuar narkotike.

Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale bëri të ditur se të arrestuarit janë shtetasit A.P., me detyrë punonjës policie në IEVP Durrës, si edhe A.M., i dënuar që ndodhej në këtë institucion.

Të lidhura

None found

Sipas dyshimeve, ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve me Burgim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Rasti u zbulua pas një kontrolli të zhvilluar nga AMSEVP në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Nga verifikimet rezultoi se efektivi i policisë së burgjeve, gjatë ushtrimit të detyrës në ambientet e IEVP-së, i kishte dorëzuar të burgosurit një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Kjo lëndë është sekuestruar si provë materiale, ndërsa ndaj dy të ndaluarve janë kryer veprimet procedurale përkatëse.

AMSEVP njofton se hetimet po vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar nëse në IEVP Durrës ka pasur edhe raste të tjera të ngjashme.


Shtuar 25.06.2026 15:59

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingcasibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetcasibomgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomjojobetjojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet