Tensionet bien para Kryeministrisë, protestuesi u dhuron lule policëve (VIDEO)

Pas momenteve të tensionuara dhe marshimit nga Ministria e Arsimit, situata pranë Kryeministrisë është qetësuar dukshëm.

Zjarri i ndezur te “karriget e dialogut” është shuar. Ndryshe nga një ditë më parë, këtë të diel nuk janë shënuar përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Të lidhura

None found

Një protestues u pa duke u dhënë lule efektivëve të policisë, të rreshtuar përpara Kryeministrisë. Forcat e sigurisë vijojnë të jenë në terren për të mbikëqyrur mbarëvajtjen e tubimit.

 


Shtuar më 25.10.2026 16:44