Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka bërë të ditur se gjatë mbrëmjes së kaluar (24/25.06.2026), në disa zona të ndryshme të Shkupit, efektivët e SPB Shkup kanë arrestuar Ç.J. (47), A.T. (19), E.R. (48), B.H. (27), D.A. (18), Zh.E. (48), E.E. (39) dhe D.D. (53), të gjithë banues në Shkup. Sipas njoftimit, tek ata janë zbuluar dhe konfiskuar marihuanë, substancë pluhurore me ngjyrë të bardhë, substancë pluhurore me ngjyrë kafe, si dhe shishe me lëndë të lëngshme.
Nga MPB-ja njoftojnë gjithashtu se më 24.06.2026, në ora 15:25, në Parkun e Qytetit në Sveti Nikollë, zyrtarët policorë të Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike në Sveti Nikollë kanë ndaluar D.N. (37) nga Sveti Nikolla, pasi tek ai ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Të lidhura
None found
Po ashtu, më 24.06.2026, në ora 10:05, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, policia ka arrestuar D.C. (31) nga Serbia. Gjatë kontrollit të një veture të tipit “Mercedes-Benz”, ku ajo ndodhej si pasagjere, në çantën e saj u gjet dhe u sekuestrua marihuanë. Nga MPB theksojnë se pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të pasojnë parashtresat përkatëse.
