Dita e enjte do ta gjejë vendin nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët në pjesën dërrmuese të territorit.
Parashikimet meteorologjike tregojnë se gjatë orëve të paradites do të mbizotërojë kthjellimi, ndërsa pas mesditës pritet një shtim i gradual i vranësirave. Në zonat malore, sidomos në lindje dhe juglindje të vendit, ato do të dendësohen herë pas here.
Të lidhura
None found
Nga mesdita e deri në orët e pasdites, në zonat malore të lindjes dhe juglindjes parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në disa zona të izoluara, këto reshje mund të shoqërohen edhe me shtrëngata afatshkurtra dhe shkarkesa elektrike.
Në Ultësirën Perëndimore priten reshje të dobëta dhe të izoluara, ndërsa vija bregdetare përjashtohet nga ky parashikim, pasi aty moti do të mbetet kryesisht i kthjellët. Pas orëve të pasdites, reshjet do të pushojnë në të gjithë territorin.
Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me një shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në lugina, në momente të caktuara, do të arrijë deri në 10 m/s.
Për sa u përket kushteve në det, si Adriatiku ashtu edhe Joni do të jenë të qetë, me valëzim nga 1 deri në 2 ballë.
