Rikonstruimi i Qeverisë drejt mbylljes, VLEN merr dikasteret që drejtohen nga Filkov dhe Stoilkoviç

Negociatat për rikonstruimin e Qeverisë ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës, VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM, pritet të mbyllen deri në fundjavë.

Burime të përfshira në bisedime i kanë bërë të ditura ZYRTARE.net se VLEN ka siguruar dy nga ministritë që i ka kërkuar gjatë negociatave, përkatësisht dikasteret që deri tani janë drejtuar nga dy kuadro të cilësuar si “problematik”, Igor Filkov dhe Ivan Stoilkoviç.

Të lidhura

None found

Sipas të njëjtave burime, në takimin e fundit mes drejtuesve të VLEN-it dhe kryeministrit Mickoski është arritur pajtim që Ministria e Drejtësisë, e cila aktualisht udhëhiqet nga Igor Filkov, t’i kalojë VLEN-it si pjesë e rikonstruimit. Në marrëveshje përfshihet edhe Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, që tani drejtohet nga Ivan Stoilkoviç.

Po sipas burimeve, VLEN do të marrë drejtimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizimit, si edhe të Ministrisë së Sportit, ndërsa Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punës, Politikës Sociale dhe Demografisë pritet t’i kalojnë VMRO-DPMNE-së.

Pas këtij rikonstruimi, VLEN pritet të ketë një resor ministror më shumë se më parë, duke pasur parasysh se nuk do të mbajë më postin e zëvëndëskryeminstirit për qeverisje të mirë, funksion që deri dje e ushtronte Arben Fetai.

Nga VMRO-DPMNE bëhet e ditur se nuk parashihen ndryshime të shumta në kabinetin qeveritar, përveç disa lëvizjeve të caktuara, ku përmendet edhe pozicioni i ministrit aktual të Bujqësisë, Cvetan Tripunovski.

Me këtë rikonstruim, shumicës qeveritare pritet t’i bashkohet edhe Partia Demokratike e Turqve e deputetit Bejxhan Iljas, e cila deri tani ka qenë pjesë e Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI.

Burimet thonë se bisedimet për ndarjen e dikastereve duhet të përfundojnë deri të premten, ndërsa gjatë fundjavës partnerët e qeverisë pritet të përmbyllin listën me emrat e ministrave të rinj, për t’i dërguar më pas për votim në Kuvend.


Shtuar 24.06.2026 14:19

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingcasibomjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetTimebetcasibomgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş