Besa e Kavajës po jep sinjale se synon të ndërtojë një skuadër të fortë për ngjitjen në Superiore. Së fundmi, sipas burimeve të “Newsport.al”, klubi kavajas ka hyrë në bisedime me dy ish-futbollistë të Tiranës.
Verdhezinjtë janë duke negociuar me Rimal Haxhiun dhe Erisildo Smaçin. Raportohet se diskutimet po ecin në drejtimin e duhur, megjithatë ende nuk ka një marrëveshje të mbyllur, edhe pse Besa mbetet e vendosur për t’i afruar në skuadër.
Të lidhura
None found
Sa i takon Haxhiut, ai u nda nga Tirana vetëm pak javë më parë, pasi 27-vjeçari zgjodhi të mos rinovojë kontratën. Ndërsa Smaçi ka qenë pjesë e Tiranës nga janari i vitit 2025 deri në gusht të po atij viti.
Në sezonin e fundit, mesfushori aktivizohej me Prishtinën e Re në Superligën e Kosovës. Nga ana tjetër, Besa deri në këtë fazë të merkatos ka afruar futbollistë cilësorë si Fatmir Prenga, Suleiman Danladi, Manfredas Ruzgis dhe, së fundmi, Henry Marku.
