Rama paralajmëron kryebashkiakët: Merrni shembull nga Ervin Demo, përndryshe herën tjetër do të përmend emra

Në një aktivitet të zhvilluar për infrastrukturën nëntokësore në zonat urbane, ku në qendër ishte sistemimi i kabllove ajrore dhe i strukturave të improvizuara që prishin pamjen e qyteteve, si edhe kalimi gradual drejt rrjeteve nëntokësore dhe përgjegjësia e bashkive në këtë proces, mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u ndal edhe te sjellja e disa kryebashkiakëve, për të cilët tha se duhet të kenë parasysh modelin e ministrit të Pushtetit Vendor, Ervin Demo. Sipas Ramës, edhe pse shtëpinë e ka në Tiranë, ai vazhdon të punojë në rrethe.

Të lidhura

None found

“Nuk janë të gjithë, por janë disa. Ndërkohë shembulli i ministrit aktual për Pushtetin Vendor, i cili vjen nga një eksperiencë shërbimi jashtë Tiranës. Edhe pse shtëpinë e kishte dhe e ka në Tiranë, është një shembull që duhet ta kenë parasysh disa kryetarë që sot nuk po i përmend me emër, por herën tjetër do i përmend me emër dhe publikisht. Lënë komunitetin dhe detyrën përpara se në fakt të vijë ai që është momenti zyrtar i pushimit dhe vijnë në Tiranë. Kjo gjë është e papranueshme. Kam të gjithë mirëkuptimin tuaj për të adresuar një orë e më parë këtë shqetësim, që më ka ardhur në mënyrë të përsëritur nga disa prej komuniteteve tuaja. Kryesisht në juglindje të vendit. Në aksin Tiranë-Korçë. Nuk flas për ata të ish-PD, se ata si janë si s’janë, prapë ata janë. Po flas për të zgjedhurit e PS në aksin Tiranë-Korçë. Nuk e kam as për Sotiraqin e as për ministrin. Për ta mbyllur me një buzëqeshje, që uroj të jetë një buzëqeshje e ëmbël dhe të mos kthehet në një buzëqeshje të hidhur për asnjërin”, u shpreh Rama.


Shtuar 24.06.2026 10:50

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerkavbetmeritkingpadişahbetjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetlunabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş