Një makinë në autostrdën Tiranë-Durrës është përfshirë nga flakët ndërsa ishte duke lëvizur. Shkak është bëtë një defekt Teknik i mjetit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues shtetasin A. Z., ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com