Mirlind Behluli del në mbrojtje të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut: Kanë luftuar e janë flijuar për kombin

Gazetari kosovar Mirlind Behluli ka reaguar pas komenteve dhe kritikave që, sipas tij, disa analistë nga Kosova ua kanë drejtuar ditët e fundit shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, në vijim të protestës së mbajtur në Tiranë.

Në një postim publik, ai ka kundërshtuar me tone të forta ironitë dhe përçmimet ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, duke vënë në pah rolin dhe sakrificat e tyre në çështjen kombëtare shqiptare.

Të lidhura

None found

“Qe dy-tri ditë, ‘analistët’ kosovarë të Edi Ramës po ironizojnë e përçmojnë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut veç pse po protestojnë në Tiranë. Shqiptarët e Maqedonisë kanë luftuar me pushkë për Shqipërinë, për Kosovën e krejt në fund për veten. Ka edhe dëshmorë”, shkruan Behluli.

Ai nënvizon se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë dhënë mbështetje konkrete edhe për fondin 3 për qind të presidentit historik Ibrahim Rugova, ashtu si edhe për fondet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se pesha e tyre në proceset kombëtare është e pamohueshme.

Behluli ndalet edhe te simbolika kombëtare në Shkup, duke përmendur praninë e statujave të Skënderbeut dhe Hasan Prishtinës. Ai sjell në vëmendje gjithashtu se shkrimtari i njohur Ismail Kadare kishte vlerësuar vendosjen e monumentit të heroit kombëtar në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Në reagimin e tij, gazetari shpreh akuza të ashpra ndaj atyre që, sipas tij, sulmojnë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, duke pretenduar se ata nuk kanë njohje as për historinë dhe as për realitetin e tyre.

“Argatët me honorar të Edi Ramës as nuk e njohin historinë, as aktualitetin e shqiptarëve në Maqedoni. Këta argatë janë bashkim i injorancës dhe poshtërsisë. Prandaj nuk përtojnë të ofendojnë shqiptarët veç për interes të Edi Ramës”, ka shkruar ai.

Ky reagim i Behlulit vjen në një moment kur debatet mes figurave publike nga Kosova dhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut janë shtuar, pas zhvillimeve të fundit politike dhe protestave në Tiranë.


Shtuar 23.06.2026 14:22

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetcasibomgoldenbahisTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomnerobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetaadeneme bonusu veren sitelermariobetMadridbetmadridbetmariobetgoldenbahis girisHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişgrandpashabet giriş