Një ngjarje e rëndë është shënuar në Prrenjas, ku policia ka arrestuar një 69-vjeçar, i dyshuar se ka tentuar të djegë bashkëshorten e tij.
Sipas të dhënave paraprake, i moshuari dyshohet se, për motive të dobëta, fillimisht e ka lyer me benzinë gruan 67-vjeçare dhe më pas i ka vënë flakën.
Të lidhura
None found
Pas incidentit, e dëmtuara është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë i kanë vënë prangat 69-vjeçarit, ndërsa ndaj tij kanë nisur procedurat ligjore për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë akt të rëndë.
