Zbardhen fjalët tronditëse që autori i dyshuar i vrasjes së Eglantit u tha të afërmve në komisariat

Detaje të reja dhe tronditëse kanë dalë në dritë për vrasjen e Eglant Koçit, për të cilën dyshohet se autor është miku i tij, Armand Shakaj. Sipas hetimeve, ngjarja lidhet edhe me një tentativë për të fshehur trupin në zonën e majës së Korrës.

Raportohet se, pasi doli nga komisariati, i dyshuari është ndeshur me familjarë dhe të afërm të viktimës, të cilët e kanë pyetur se përse ndodhej në polici dhe çfarë lidhjeje kishte me ngjarjen.

Të lidhura

None found

Në fillim, ai është munduar të justifikohej, duke thënë se ishte pyetur vetëm si person që kishte dijeni për zhdukjen. Ai ka pretenduar se kishte komunikuar me Eglantin në ditën kur ishte humbur kontakti me të. Madje, më pas, u ka kërkuar familjarëve që ta njoftonin nëse viktima do të kthehej, duke u paraqitur si i shqetësuar për fatin e tij.

Ndërkohë, hetimet kanë avancuar me shpejtësi pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë, çka ka bërë të mundur identifikimin e të dyshuarit brenda 24 orëve. Autoritetet kanë përdorur gjithashtu pajisje të specializuara për gjurmimin e sinjalit të telefonit, duke ndihmuar në kufizimin e zonave ku ka lëvizur telefoni celular i viktimës.

Sipas deklarimeve të gazetarit, në pyetje janë marrë edhe banorë të zonës, si dhe një bari, i cili ka raportuar se ka parë automjetin e të dyshuarit në vendin ku dyshohet se është fshehur trupi i pajetë.

https://www.youtube.com/watch?v=mVB6pwmPj_c

 


Shtuar 23.06.2026 12:32

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingcasibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetcasibomgoldenbahisTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomnerobetcasibomrobinbetjojobet girişUltrabetaadeneme bonusu veren sitelermariobetMadridbetmadridbetmariobetgoldenbahis girisHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişgrandpashabet giriş