Një shtëpi në fshatin Trebosh të Tetovës është përfshirë nga zjarri, njofton SPB Tetovë.
Sipas njoftimit, më 22.06.2026, në ora 17:05, në SPB Tetovë është denoncuar se kishte shpërthyer zjarr në një shtëpi në këtë fshat, pronë e A.S. (46).
Të lidhura
None found
Siç bëhet e ditur, nuk ka persona të lënduar, ndërsa flakët janë vënë nën kontroll nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit Tetovë.
Nga SPB Tetovë thuhet gjithashtu se këqyrjen në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i DP Grupçin.
