Gjykata la në burg Fatosh Myslimin, e afërmja e tyre: Kanë ngatërruar me qëllim masat e sigurisë (VIDEO)

Ditën e sotme është dhënë masa e sigurisë për tre vëllezërit që dhunuan gjyqtarin Arqile Basho pas një vendimi që mori për një pronë.

Fatosh Myslimi u dënua me burg, ndërsa dy vëllezërit e tjerë me arrest shtëpie.

Për këtë vendim, familjarët e tre vëllezërve nuk kanë qenë aspak dakord dhe jashtë ambienteve të Gjykatës janë dëgjuar ulërima dhe të bërtitura.

Vajza e një prej vëllezërve, ndaj të cilit u dha masa e sigurisë arrest shtëpie, është shprehur se Gjykata ka lënë qëllimisht në burg Fatoshin, por në fakt ai që ka goditur gjyqtarin ka qenë Elmazi. Sipas saj, është ngatërruar masa qëllimisht pasi Elmazi ka kartelë mjekësore.

Gjithashtu ajo ka treguar problemin që kanë me një pronë pas një kontrate të lidhur në vitin 2010 me dy kompani.

“Sapo ka përfunduar seanca gjyqësore pasi u është rrëmbyer prona nga na e gjyqtarit Arqile Basho. Gjatë gjykimit ka pasur shtrembërim të fakteve. Është ngatërruar personi që duhet të qëndronte në burg. Elmaz Myslimi është personi që ka prekur gjyqtarin dhe kanë mbajtur gabimisht Fatos Mylsimin që nuk e ka prekur fare me dorë. Elmaz Myslimi ka pasur raport mjekësor.

Jam vajza e një prej vëllezërve të arrestuar, problematika jonë fillon nga 2010, ku kemi lidhur kontrata me dy kompani, pronari i njërës prej tyre është këshilltar bashkiak, dhe ka mbajtur poste drejtuese në Vlorë.

Problematika jonë nuk lidhet vetëm me pronën në fjalë, pronat janë shitur në disa pronarë të ndryshëm, prej vitesh jemi endur nëpër gjyqe, në 2019 Gjykata e Apelit na ka dhënë të drejtë, zoti Basho ka dalë mbi vendimin e apelit, duke i dhënë të drejtë këtyre kompanive.

Jam e gatshme që kjo çështje të ndiqet nga SPAK, unë mendoj se gjyqtari është duke bërë korrupsion, ne kemi qenë pronar të truallit, firma nuk ka si mund të shesë hyrjet tona, që janë të caktuara në kontratë. Ky është rast flagrant i korrupsionit që është bërë nga ky gjyqtar” tha ajo./albeu.com


Shtuar 17.07.2021 11:24