Një shpërthim në impiantin energjetik Ras Laffan në Katar ka shkaktuar të paktën 13 viktima dhe ka lënë të plagosur 66 persona, bëri të ditur Ministri i Energjisë i vendit.
Të dhënat paraprake tregojnë se ngjarja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një aksidenti industrial, ndërsa deri tani përjashtohet lidhja me sabotim apo me një sulm të qëllimshëm. Autoritetet përgjegjëse kanë hapur hetime për të zbardhur shkaqet e plota të incidentit, ndërkohë që ekipet e emergjencës vijojnë punën në terren.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, Ministri i Energjisë i Katarit u përpoq të qetësojë partnerët energjetikë dhe tregjet ndërkombëtare, duke theksuar se ngjarja nuk pritet të prekë eksportet e energjisë dhe as furnizimin e brendshëm të vendit.
“Incidenti nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në eksportet ose kërkesat lokale”, u shpreh ministri, teksa nënvizoi se prodhimi dhe furnizimi me energji mbeten të qëndrueshme.
Ras Laffan është një prej qendrave më të rëndësishme energjetike të Katarit dhe një nga pikat kyçe në shkallë globale për prodhimin dhe eksportin e gazit natyror të lëngshëm (LNG). Për këtë arsye, çdo incident në këtë kompleks ndiqet me vëmendje të lartë nga tregjet ndërkombëtare të energjisë.
